Dy vajza dyshohet të jenë dhunuar dje, nga dy të dyshuar, meshkuj kosovarë.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë.

Rasti i parë është raportuar në Malishevë, në mesditë. Policia thotë se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“I dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, deklaron policia.

Ndërkaq, rasti i dytë dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:00, në Gjakovë.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Rasti është duke u hetuar”, thotë policia.