Pas intervistës së Bilall Kasamit dhënë Radio Evropës së Lirë dhe më pas shpërndarjen në disa media të vendit ku Kasami është shprehur se Tirana Zyrtare ka ndërhyrë në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmetin dhe BDI-në thonë se nuk e vërteta është ndryshe nga mediumet dashakqe.

“Me qëllim dashakeq është shtrembëruar deklarata e kryetarit Bilall Kasami dhënë për mediumin “Radio Evropa e Lirë”, në lidhje me raportet mes Tiranës Zyrtare dhe përzierjen gjoja në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut. E vërteta e deklaratës dhe pa asnjë ndërhyrje e kryetarit Kasami është kjo” thonë nga BESA duke e publikuar edhe deklaratën e Kasamit dhënë për REL.

“Do të jem më i drejtpërdrejtë kërkesa e Tiranës, e cila është edhe pjesë e shpjegimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni dhe kjo nuk qëndron, sepse shqiptarët ishin në një situatë shumë më të vështirë në të kaluarën. Tirana nuk kishte asnjë interes të ndihmonte shqiptarët. Këtë e kam thënë edhe publikisht, në disa raste. Tirana zyrtare nëpërmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI. Shqiptarët janë më tepër se VLEN, BDI, BESA. Me një fjalë, nuk ka asnjë shpjegim racional për lëvizjen e Taravarit”.

Por si duhet të kuptohet kjo fjali “Tirana zyrtare nëpërmjet kryeministrit ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmeti dhe BDI” e thënë nga Kasami?