Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar dobësi sistematike në punën e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, të cilat janë publikuar në raportin e revizionit të rregullt për vitin 2024.

Sipas tyre për të udhëhequr me byronë është emëruar një ushtrues detyre, drejtor, i cili ka ushtruar detyrën për mbi pesë vjet, që nënkupton më shumë sa që është përcaktuar me ligj, janë bërë pagesa për kompensim për bashkëpunëtorët e jashtëm në bazë të rregulloreve të miratuara në periudhën paraprake, miratimi i të cilave është në kompetencë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, ndërsa konkurset e shpallura për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm përmbajnë kritere që këta persona duhet ti plotësojnë, të cilat janë të ndryshme nga kriteret e përcaktuara në aktet e brendshëm.

“Drejtori dhe zv/drejtori i Byrosë, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, emërohen dhe shkarkohen nga Qeveria me mandat katërvjeçar. Gjatë vitit 2023, Byroja drejtohet nga dy ushtrues detyre të cilët nuk janë emëruar pas shpalljes publike me mandat 4-vjeçar. Drejtori i mëparshëm ka mbajtur postin e ushtruesit të detyrës, drejtor, të cilin e ka përfunduar më 18 korrik 2023, për një periudhë 5 vjet e 3 muaj”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Ata më tej thonë se për shkak të mungesës së mjeteve financiare, nuk ka pasur mundësi të realizohet trajnimi i mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në masën e përcaktuar me ligj, si dhe nuk janë zbatuar aktivitetet dhe funksioni i revizonit të brendshëm.

“Në vitin 2023 është bërë procedura për akreditimin e ofruesve të trajnimeve dhe shërbimeve e cila është realizuar për nevojat e trajnimit të mësimdhënësve në shkollat ​​e mesme, trajnim që ka përfshirë 2 925 mësimdhënës nga shkollat ​​e mesme në vend dhe është i vetmi trajnim i akredituar i realizuar gjatë vitit 2023. Në këtë mënyrë janë mbuluar vetëm 41.5% e numrit të përgjithshëm të mësimdhënësve në shkollat ​​e mesme dhe ka zgjatur 8 orë nga 60 orë të planifikuara për një periudhë trevjeçare”, thonë nga Enti shtetëror i revizionit.

Po ashtu, lidhur me realizimin e trajnimeve, Raporti thotë se buxheti i Byrosë duhet të përfshijë së paku 62.000 mijë denarë për trajnim tetë orësh për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me shqyrtimin e dokumentacionit financiar revizioni ka konstatuar se për këtë qëllim nga buxheti i Byrosë për vitin 2023 janë paraparë 5.940 denarë, ose vetëm 9,5% e mjeteve të nevojshme.