Furkan Saliu

Dëgjojeni me kujdes intervistën e Taravarit në #360Shkallë, por lini mënjanë zërat për largimin nga #VLEN dhe kthimin eventual te #BDI – përqendrohuni te përmbajtja.
Revolta e #Taravarit është absolutisht e argumentuar dhe nuk ka shqiptar që do ta mohonte atë që thotë:

-Zëvendësministrat, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët nuk e kryejnë punën siç duhet.
-Merremi me çështje banale për javë të tëra, si për shembull për tabelat në autostrada ku hiqet gjuha shqipe.
-Pozicioni i VLEN është i dobët, sepse katër parti duhet të bien dakord për një punësim apo për një projekt të vetëm.
-Ndarja e posteve sipas përqindjes, e jo sipas kualitetit, e ul efikasitetin dhe krijon perceptimin tek shqiptarët se roli i VLEN në pushtet është i dobët – jo për shkak të VMRO-DPMNE-së, por sepse të emëruarit nuk janë kompetentë.

Këto argumente duhet të debatohen seriozisht brenda VLEN-it. Është e kuptueshme që këto tema i shmangin partitë që kanë 4–5 vota, por nëse injorohet zëri i qytetarëve, fundin të gjithë e dimë se cili do të jetë.