Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se tarifat që SHBA po vendos mbi një numër vendesh anembanë botës do të mbeten në fuqi “për ditë dhe javë”.
Ai shtoi se “disa ishuj të banuar nga pinguinë” janë përfshirë në atë listë pasi vendet nuk mund t’i përdorin ato për t’iu shmangur tarifave.
“Ajo që ndodh është se nëse ju hiqni diçka nga lista tarifore, vendet që po përpiqen të arbitrojnë kryesisht në Amerikë vijnë tek ne përmes atyre vendeve,” tha Lutnik për CBS News, raportoi Reuters.
Ai ka treguar se nuk do të ketë vonesa për tarifat e vendosura doganore, të cilat sipas tij “do të mbeten patjetër në fuqi për ditë dhe javë”.
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën të ashtuquajturat tarifa reciproke për importet nga gati 90 vende që janë mbi 10 për qind të taksës totale të vendosur për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara.
Duke e përshkruar njoftimin si “Dita e Çlirimit”, presidenti tha se tarifat e reja janë të nevojshme për të fshirë deficitin tregtar midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.