Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela shoqëruar nga sekretarja e përgjithshme e partisë, Ilire Dauti, sot kanë takuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Sela në Facebook shkruan se me presidentin kanë biseduar për shqetësimet politike dhe situatën e shqiptarëve në RMV.
Statusi i plotë:
Bashkë me Sekretaren e Përgjithshme të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, sot në Tiranë takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Bajram Begaj.
Biseduam për shqetësimet e përbashkëta, për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe zvhillimet politike në vendet tona, në rajon dhe më gjërë.
Kujdesi dhe interesimi i Presidentit Begaj dhe shtetit shqiptar, për shqiptarët në RMV është një mbështetje e fuqishme dhe një motiv i fuqishëm për ne të vazhdojmë të punojmë në ruajtjen e arritjeve të deritanishme, kapërcimin e sfidave dhe të përparojmë edhe më tej.
Roli i shqiptarëve në Ballkan është kyç për stabilitetin dhe progresin e rajonit, andaj bashkëveprimi ynë me shtetin amë dhe faktorin politik në trojet tona është jetik.