Lojtari shqiptar, Dardan Shabanhaxhaj ka thënë fjalët më të mira për bashkëlojtarin e tij te klubi rus, Mirlind Daku.
“Ka një dhuratë të dhënë nga Zoti”, ka thënë ai për Mirlind Dakun.
“Ai është i gjatë, por edhe një futbollist i shpejtë dhe teknik. Ky kombinim është shumë i rrallë te një sulmues. Zakonisht jemi mësuar me faktin se një sulmues nëse nuk është i shpejtë, por vetëm i gjatë, është në rregull. Por Mirlindi ka edhe gjatësi edhe shpejtësi”, ka thënë Shabanhaxhaj për mediumin rus “championat.com”.
I pyetur nëse Daku ka gjasa të luajë në një kampionat të fortë në Evropë, Shabanhaxhaj ka theksuar se e rëndësishme është “të jetë në një ekip të mirë, me trajnerin e duhur”.
Daku gjatë këtij edicioni ka luajtur 23 ndeshje për Rubin Kazanin, ndërsa ka shënuar 11 gola dhe ka asistuat shtatë herë. Ai me klubin rus ka kontratë deri në vitin 2026.
Vlera e 27-vjeçarit në tregun e transferimeve është shtatë milionë euro.
Edhe Shabanhaxahaj luan në sulm te Rubin Kazani, por kryesisht në krahë.