Sot gjatë promovimit të “aeroportit” në Tetovë, është parë se si funksionarë të VLEN-it janë përkulur kryeministrit Mickovskit. Në një fotografi që ka shpërndarë vet Mickovski shihet se si deputeti i BESËS, Adnan Azizi një herit edhe sekretar gjeneral i përkulet Mickovskit.
Ky servilizim i BESËS ndaj Mickoskit është si pasojë e rënies drastike të imazhit të Kasamit dhe rrezikut të një debaklli në zgjedhjet lokale të Tetorit.
Nga ana tjetër, siç mëson portali TS, VMRO nuk do ta mbështet Kasamin në zgjedhjet lokale, për shkak të një konflikti mes Aleksandër Nikollovskit, ku ai ka bllokuar komunën e Tetovës dhe nuk nënshkruan asnjë dokument që ka të bëjë me Tetovën. Nikollovski gjithashtu ka bllokuar edhe Kodrën e Diellit pasi sipas informaciozene Kasami ka tentuar të shes parcella për militantët e BESËS, andaj edhe ministri i Transportit ka refuzuar kalimin e Planit Detal Urbanisitk të Kodrës së Diellit./TS/