13 shtetas shqiptarë, që dyshohet se punonin në mënyrë të jashtëligjshme në industrinë e ndërtimit, janë ndaluar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Brendshme të se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar këta shtetas, pasi u kapën pa lejen përkatëse.

“Me datë 14.04.2025 në ora 13:00, në afërsi të një kompleksi hotelier në rrugën “Naumi i Ohrit” në Ohër, punonjësit policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare ‘Perëndim’ kanë ndaluar 13 shtetas shqiptarë të cilët paraprakisht ishin kapur duke kryer aktivitete ndërtimore pa leje të rregullt pune”.