Ekipet policore dje kanë arrestuar një të ri nga Shkupi i cili e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij 50 vjeçare, njofton TS.

“Më datë 05.04.2025 në orën 14:00. në Shkup, në zonën e Gjorçe Petrovit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria personin B.L. (28) nga Shkupi, pas denoncimit të mëparshëm se rreth orës 12:00 ka sulmuar fizikisht nënën e tij 50-vjeçare në shtëpinë e familjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një parashtresa përkatëse”, thuhet në kumtesën e policisë/TS