Më 31.03.2025 rreth orës 13.40 në SPB Shkup është raportuar se në rr.„Bllagoja Stefkovski“ në Shkup, autobusi ka goditur trotinetin elektrik, të drejtuar nga Е.А.(51) nga Shkupi, pas çka vozitësi i autobusit e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi Е.А., të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm të qytetit „Sh.Naum Ohridski“. Është bërë këqyrja në vendgjarje nga ekipi i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.TS