Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka qenë së fundmi i ftuar në “The Elite Way”.

Ai ka folur për të rejat në karrierë, jetën private si dhe për ndryshimet që ka bërë në jetë.

Artisti ka më shumë se një vit që është zhvendosur për të jetuar në Tiranë me familjen.

Foto: Screenshot/YouTube
“Ju keni kaluar në një ankth dhe depresion në momentin që keni bërë edhe këtë zhvendosje, ju keni gjetur mbështetje duke bërë namaz dhe duke u falur”, iu drejtua prezantuesja Elita Rudi.

“Nuk do të fokusohem shumë te kjo pjesë, ka qenë kur kam qenë i vogël. Ka qenë kur kam qenë i vogël”, u përgjigj Kasapi.

Tutje Shpati theksoi: “Namazi është një ndër kushtet që duhet bërë dhe duhet besuar në Zot dhe normal që të ndihmon në shumë aspekte, të forcon besimin ndaj Zotit, mendon më pozitivisht. Ka shumë gjëra pozitive”.

Ai nga ana tjetër nuk po lë anash projektet muzikore e koncertet.