Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan për të vrarë 350 arinj, pas një sulmi vdekjeprurës ndaj një burri 59-vjeçar. Ministri i Mjedisit, Tomáš Taraba, deklaroi se sulmet e arinjve ndaj njerëzve janë shtuar ndjeshëm, me 1,900 incidente vetëm vitin e kaluar. Popullsia e arinjve të kafenjtë në Sllovaki llogaritet mbi 1,000.

“Kjo nuk është jetë normale. Njerëzit nuk mund të kenë frikë të shkojnë në pyll,” u shpreh Kryeministri Robert Fico. Në 55 nga 72 qarqet e vendit është shpallur gjendje emergjence, duke i dhënë Ministrisë së Mjedisit të drejtën të lëshojë direkt leje për gjuetinë.

Organizatat mjedisore e kritikuan vendimin, duke e quajtur shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Sllovakisë dhe duke kërkuar masa parandaluese në vend të vrasjeve. Deri tani, për vitin 2024 ishin lejuar të vriteshin vetëm 144 arinj.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com