Snopçe: Gjatë qeverisjes së deritanishme, duhet patjetër konstatuar fakti që ende nuk kemi arritur të avansojmë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën në “Dialog te Lajmi”, ka numëruar të paarriturat e Qeverisë aktuale.
Disat nga jo të arrituarat e kësaj Qeverie që i numëroi Snopçe janë ndryshimet kushtetuese, ligjin për përfaqësim të drejtë, etj.
Deklarata e plotë :
Fakti i pa mohueshëm me 4 liderë ashtu siç ishim nuk shkon puna, fakt i pa mohueshëm duheshte të bëjmë një parti politike, nuk e bëmë, fakti i pa mohueshëm edhe në raportet në kuadër të VLEN-it dhe karshi me raportet me VMRO-DPMNE-në, edhe pse ka disa lëvizje pozitive ku për herë të parë komunat shqiptare moren ndima të konsiderueshme, 1800 specializantënqë u punësuan nuk mund ta marish si punsime politike sepse ato specializantë janë punsuar në kohën kur ka qenë BDI-ja në qeverisje, tash ato do marin paga si specializantë, pra nuk ishte vendime për politik nuk ishin vendime për të fituar pika politike për punësime që të marrin vota me punësime, por është një vendim për interesat e shëndetësisë.
Por, në fakt karshi për vendime të interesit kombëtarë, ne fatkeqësisht edhe për shkak të hutisë mbrenda VLEN-it nuk kemi arritur të bëjmë diçka.
Unë kur deklarova se do dalim nga Qeveria, unë mora sulme, nuk arritëm të vendojmë një kushtëzim përball VMRO-DPMNE-së se kjo është Stop.
Ne premtuam ndryshime kushtetuese për 6 muaj, në kohën tonë u hoq Balansuesi dhe premtuam ligjin për përfaqësim të drejtë dhe ligjin e kishim të gatshëm që është projekt i yni, për dy a tre fjali ka 6 muaj që po zvaritet.
Përmendëm 20% që eshtë premtim i joni, por qytetarët nuk mendojnë se besojnë se ne do të arrimë në këtë kuadër të qeverisë sonë.
Pra, pikat për interes kombëtar shqiptarë që i kemi pasur në premtim ne nuk arritëm t’i bëjmë.