Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e tij të fundit në TVSitel ka deklaruar se menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve ka qenë e udhës VLEN të bëhet një parti politike, pasi është e qartë se me katër lider nuk funksionon.
“Ne si ASH edhe pse kemi 5 deputet, më shumë nga të gjithë partnerët e VLEN-it. Ne u pajtuam që pushteti qendror të shpërndahet në mënyrë proporcionale. Por pushteti lokal nuk mudn të ndahet në këtë mënyrë. Pushteti lokal nuk është lojë fati. Duhet të shohim edhe rrethanat tjera se kush është kandidati dhe si është e pozicionuar partia”, u shpreh Snopçe.
Ai shtoi se ata kanë dhënë propozim deri te partnerët e koalicionit të bëjnë anketa por nuk janë pranuar nga partitë tjera të VLEN-it.