Sot, më 08.04.2025 (e martë), në ora 10:30, në sallën solemne të Qeverisë, do të mbahet seanca e parë e përbërjes së re të Trupit Ndërresor për Koordinimin e Luftës kundër Korrupsionit.
Në ngjarje, fjalime përshëndetëse do të mbajnë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë, Arbën Fetai, i cili gjithashtu kryeson me Trupin Ndërresor.
Fjalime do të mbajnë edhe ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, zëvendësambasadorja e SHBA-së, Nicole Varney, dhe shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.
Pas pjesës solemne të seancës nuk do të ketë deklarata nga pjesëmarrësit në ngjarje.
Ftojmë mediat tuaja që ta ndjekin këtë ngjarje.
Ekipet e gazetarëve luten të jenë në sallën për konferenca për shtyp më së voni deri në ora 10:15, prej ku do të përcillen në sallën solemne ku do të mbahet ngjarja.
Kabineti i Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë