Vendimi i Qeverisë për kufizimin e marzhave bruto të fitimit dhe për ngrirjen e çmimeve të një pjesë të produkteve, zyrtarisht përfundon sot, transmeton TV21. Vendimi për kufizimin e marzhave bruto të fitmit hyri në fuqi në shkurt, me qëllim parandalimin e rritjes së çmimeve.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, masat për ngrirjen e çmimeve e vlerësoi të suksesshme, duke theksuar se sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, deflacioni prej 1.3% u regjistrua në segmentin e ushqimit dhe pijeve në mars. Trendi i uljes së çmimeve, sipas tij, vazhdoi edhe në prill.
Megjithatë, pasi masa të hiqet, institucionet kompetente do të jenë në terren. Inspektorati Shtetëror i Tregut do të fillojë kontrolle të intensifikuara nesër (1 maj) për të monitoruar çdo rritje të mundshme drastike të çmimeve.
Nëse vërtetohet se tregtarët po i rrisin çmimet në mënyrë të tepruar, Durmishi njoftoi se Qeveria është e gatshme të reagojë me masa të reja edhe më të rrepta.