Spitali modular i Tetovës, Gjygji ka hyrë në fazën përfundimtare. Avokati i Besimit: Gjatë seancës nuk u paraqitë asnjë provë që aparati kundër zjarrit do të shuante zjarrin

Gjyqi për zjarrin në spitalin modular të Tetovës ka hyrë në fazën përfundimtare. Në seancën e sotme u prezantuan provat e fundit, ndërsa për mesin e muajit të ardhshëm janë caktuar fjalët përfundimtare. Për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme përgjigjen Florin Besimi dhe Artan Etemi.
Të dy ish-drejtorëve të spitalit po u gjykohet për herë të dytë, pasi vitin e kaluar gjykata e shkallës më të lartë e ktheu rastin për rigjykim. Mbrojtja sqaroi se qëllimi i gjykimit nuk është përcaktimi i shkakut të zjarrit, por pasojat që ai ka shkaktuar. Ata pretendojnë se në spital kishte aparate kundër zjarrit.
“Për mbrojtjen e të akuzuarit Florin Besimi, nuk është e diskutueshme që edhe në këtë proces të përsëritur, Prokuroria Publike e Tetovës nuk arriti të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se i akuzuari, së bashku me të tjerët, e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Gjatë procesit nuk u paraqit asnjë provë që të vërtetonte me siguri se nëse do të ishte përdorur një aparat kundër zjarrit, zjarri do të ishte shuar”, deklaroi Ilço Gavrovski, avokat i Florin Besimit.
Në procesin e mëparshëm gjyqësor, Besimi dhe Etemi u dënuan me burg me kusht prej një viti e gjysmë, të cilat do të bëhen efektive vetëm nëse e përsërisin veprën brenda tre viteve të ardhshme. Spitali u dënua me gjobë prej një milion denarësh, ndërsa doktor Vuçevski u shpall i pafajshëm.
Zjarri në spitalin modular të Tetovës shpërtheu më 8 shtator 2021, dhe objekti u përfshi plotësisht nga flakët për më pak se tre minuta. Tragjedia mori jetën e 14 personave, përfshirë pacientë që po trajtoheshin për COVID-19 dhe të afërmit e tyre. Në hetimet për shkaqet e zjarrit u përfshinë edhe hetues gjermanë, të cilët konstatuan se zjarri ishte shkaktuar nga një zgjatues elektrik, në të cilin ishin të lidhur një defibrilator dhe një karikues telefoni.