Çmimet e biletave të transportit publik në vend janë rritur me më shumë se 100 përqind krahasuar me disa vite më parë, veçanërisht në disa qytete ku nuk ka aspak autobus, këtë rritje të çmimin më së shumti e kanë ndjerë studentet.

Asambleja studentore e Universitetit të Shkupit “Shën Kirili dhe Metodi” njofton se do t’u dërgojë kërkesë transportuesve për ulje të çmimit për studentët. Sipas kryetares së Komisionit për standarde studentore, Stefanija Milevska në RMV më lirë është një biletë avioni sesa një biletë autobusi

KRYETARJA E KOMISIONIT PËR STANDARDE STUDENTORE – STEFANIJA MILEVSKA

“Sot, por edhe gati një dekadë më parë, studentët blejnë biletën e avionit për në vendet evropiane shumë më lehtë dhe më lirë se një biletë autobusi, furgoni apo treni për transport në të gjithë vendin. Është më lirë të fluturosh për në Itali sesa të udhëtosh në Strumicë me një biletë vajtje-ardhje.”

Nga Strumica, bileta për një drejtim kushton 680 denarë, bileta vajtje-ardhje gjithsej 1.360 denarë. Në disa qytete nuk ka as biletë për vajtje-ardhje, deklaroi Milevska.

KRYETARJA E KOMISIONIT PËR STANDARDE STUDENTORE – STEFANIJA MILEVSKA

“Disa qytete, përveç që nuk kanë zbritje për studentët, nuk kanë as kartë udhëtimi. I tillë është shembulli me Strumicën, ku bileta për një drejtim është 680 denarë dhe pasi nuk ka biletë vajtje-ardhje, studentët duhet të paguajnë 1.360 denarë për të udhëtuar në dy drejtime. Biletë vajtje-ardhje nuk ka as në qytetet Tetovë, Kumanovë, Shtip, Veles, Radovish dhe Sveti Nikollë.”

Asambleja studentore apelon për masa urgjente për të tejkaluar problemin, nga ku drejtuan kërkesë drejt Ministrisë së Transporteve për gjetjen e një zgjidhje. Ata kërkojnë transport urban falas për studentët në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në qytetet tjera universitare si Manastir, Tetovë, Shtip, Prilep dhe Ohër.