Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit të granatës së dorës në një nga zyret e Postës së Kosovës në Zveçan.
Sveçla ka thënë se Kosova do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruara qytetarët pa dallim.
LEXO EDHE:
Plas skandali në Maqedoni: Arrestohet roja i kryeministrit Mickoski, jepte informacione konfidenciale tek grupet kriminale
“Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Sveçla.
Në orët e para të mëngjesit një sulm u raportua në Postën e Kosovës në Zveçan, ku një granatë dore shpërtheu, ndërsa një tjetër u gjet më pas brenda objektit.
Policia bëri të ditur se të dyshuarit për sulmin s’janë identifikuar ende.
Për sulmin foli edhe Kryeministri Albin Kurti.
Kurti tha se ky sulm me elemente terroriste është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.
Ai e ka quajtur shqetësues faktin që individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e siç ka thënë ai po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi.