Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka deklaruar se përkundër pozitës së tij ministrore, nuk ka hequr dorë nga kontakti i drejtpërdrejtë me pacientët.

“Çdo të mërkurë jam me pacientët. Edhe pse jam në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, kurrë nuk kam dashur të jem punonjës kabineti. Më pëlqen më shumë të jem mes atyre me të cilët kam punuar për gati 25 vite si mjek”, tha Taravari.

Ai theksoi se për të, dy gjërat më të rëndësishme në jetë janë familja dhe profesioni i mjekut.