Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, nesër me fillim nga ora 13:00 në Gostivar do të mbledh Kuvendin e Partisë.

Nga ASH-Taravari thonë se punimet e Kuvendit do të jenë të mbyllura për media.

“Prononcim para ngjarjes nga Kryetari i partisë ose eksponentë të lartë. Marrja e inserteve para fillimit të punimeve të Kuvendit. Pjesa e punës së Kuvendit do të jetë e mbyllur për media. Deklaratë e Kryetarit të partisë pas mbarimit të punimeve të Kuvendit”, thonë nga ASH-Taravari.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume