Arben Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët nuk ka bashkëpunim me BDI-në, por nëse do të ketë në të ardhmen, do të jetë publike. Taravari tha se nuk iu ik bashkëpunimeve, por tani për tani janë pjesë e VLEN-it.
“Nuk ka bashkëpunim me BDI-në, kur do të ketë, nëse ka, do të jetë publikisht ajo se ne nuk fshehim me asnjë që bashkëpunojmë. Unë e kam thënë publikisht se nuk i iki asnjë lloj bashkëpunimi. Tash për tash jemi pjesë e VLEN-it deri sa ata nuk e bëjnë VLEN me katër parti, tre parti plus Vetëvendosja. Ne atëherë e shqyrtojmë nëse ka ofertë për ne, në qoftë se nuk ka ofertë për ne, kemi grup parlamentar, kemi pesë deputetë, e vazhdojmë veprimtarinë tonë, bashkëpunojmë nëse mendojnë se duhet të bashkëpunojmë për zgjedhjet lokale”, tha Arben Taravari.