Ministri i Shëndetësisë, njëherit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari është përgjigjur për disa nga ngjarjet e fundit në këtë koalicion.
Ai tha se si VLEN nuk kanë sinkronizim, prandaj dhe bashkimi i VLEN-it me një kryetar të përbashkët është mision i pamundur.
Ai shtoi se nuk e ka ndërmend të largohet nga Qeveria, madje diçka të tillë as qe e ka menduar.