Aksionet amerikane vazhdojnë të bien, mes frikës në tregjet në mbarë botën se tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Donald Trump mund të prishin ekonominë globale dhe të pengojnë rritjen ekonomike të SHBA-së.
Dow ra me 1200 pikë, ose 3.2%. Me 3.4% ra S&P, ndërsa Nasdaq Composite ra me 3.96%. Ky është ndryshimi i dytë më i shpejtë i tregut në histori, pas pandemisë në vitin 2020.
Nasdaq konfirmoi se është në një treg të ulët. Me gjithë shitjet e fundit dhe të shpejta, aksionet po bëhen më të lira: ato po tregtojnë me një parashikim historikisht të lirë, 15 herë më të lartë se parashikimet e fitimeve në të ardhmen. Kjo mund të ndihmojë tregjet të rimëkëmben nëse investitorët besojnë se aksionet janë mbishitur.
“Po i afrohemi fundit”, tha James Demmert, shefi i investimeve në Main Street Research. “Fakti që stoqet kanë rënë kaq ndjeshëm brenda ditës është një shenjë e qartë e shitjeve pa dallim dhe të bazuar në frikë”, tha ai.
Tarifat gjithëpërfshirëse të Trumpit tashmë kanë “fshirë” triliona dollarë në vlerë nga aksionet amerikane. Politika e re e Washingtonit vendos një tarifë prej 10% për shumicën e importeve, me norma edhe më të larta për vende specifike, si 34% për importet kineze dhe 20% për mallrat e BE-së. Tregjet financiare janë alarmuar nga lëvizja agresive dhe investitorët po përgatiten për paqëndrueshmëri të zgjatur ekonomike.