Dyshohet se disa persona kanë sulmuar dy burra në Mitrovicë të Jugut, derisa sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.