MPB Maqedoni njofton se dje (21.04.2025) në ora 15.00 në rrugën rajonale Tetovë-fshati Jazhincë, në hyrje të fshatit Tearcë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria E.A. (28) nga fshati Poroj, i cili drejtonte makinën me shpejtësi prej 103 km në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50 km në orë në vend të banuar.

“Ndërkohë, në orën 18:54 në magjistralen Shkup-Tetovë, në afërsi të vendit të quajtur “Studena Voda”, zyrtarët policorë kanë arrestuar S.R. (35) nga fshati Xhermë, rajoni i Tetovës.

I cili me shpejtësi prej 173 km/h drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW me targa kombëtare gjermane në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 km/h, jashtë zonës së banuar”.

“Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 297-a i Kodit Penal – “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pakujdesshme””, thonë nga MPB Maqedoni.