Më 15.04.2025, rreth orës 19:30, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, në hyrje të shtetit, zyrtarët policorë arrestuan Sh.B. (51) nga Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “dhënie ryshfeti”, sipas nenit 358 paragrafi 1 i Kodit Penal, njoftoi MPB.
Gjatë kontrollit kufitar, ai paraqiti dokumentet për një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte, dhe në pasaportën e udhëtimit kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh. Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngritet kallëzim përkatës.