Tërmet me magnitudë 3.3 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 12:07 të mesditës në territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave në dispozicion, epiqendra ndodhet 8 kilometra në verilindje të Elbasanit, gjegjësisht 38 kilometra në juglindje të Tiranës.

Hipoqendra e tërmetit, sipas të dhënave të EMSC, ndodhet në një thellësi prej rreth 5 kilometrash nën tokë.

Duke qenë se epiqendra ishte pranë kufirit me Maqedoninë, tërmeti u ndje edhe në rajonin Ohër-Strugë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume