Motori i një avioni të Delta Air Lines u përfshi nga flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Pasagjerët, rreth 300, u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës.
Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale. FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen.
Një numër incidentesh të ngjashme të kohëve të fundit në aeroportet amerikane kanë ngritur shqetësime për sigurinë e aviacionit.
Delta tha se fluturimi 1213 kishte 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime. Ekuipazhi “ndoqi procedurat e evakuimit” kur vunë re flakë në sistemin e shkarkimit të njërit prej dy motorëve, shtoi ai.