Hetimi për Koçanin nuk ka përfunduar dhe me të mund të përfshihen edhe nëpunës policor. Këtë e theksoi ministri Pançe Toshkovski, i cili tha se tashmë për 7 nëpunës policor janë parashtruar kallëzime penale, por nuk saktësoi për kë bëhet fjalë, përkatësisht nëse në to ka edhe persona përgjegjës.

“Deri më tani është parashtruar kallëzim penal kundër 7 nëpunësve policor, deri më tani, deri dje, kundër 7 nëpunësve policor. Ndoshta gjatë periudhës në vijim do të kemi edhe nëpunës të tjerë policor që do të jenë lëndë e fillimit të hetimit. Hetimi nuk ka përfunduar.

Për secili që do të gjendet provë se është i përfshirë në ndonjë mënyrë me ngjarjen penale-juridike nga aspekti i plotësimit të elementeve të veprës penale konkrete, do të procedohet në mënyrë adekuate”, tha Toshkovski.

Në ndërkohë grupi i deputetëve të “Majtës” deri në Kuvend ka parashtruar nismë për interpelancë për ministrin në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume