Edhe shtatë efektivë të policisë do të arrestohen në lidhje me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Prokurori publik i Shtetit, Lupço Kocevski njoftoi sonte se ka lëshuar një urdhër për ndalimin e efektivëve të rinj të policisë, të cilët nesër do të nxirren para gjykatësit në procedurë paraprake.

“Sapo më informuan se ka një urdhër gjykate për të ndaluar shtatë efektivë të rinj të policisë dhe për momentin është duke u zhvilluar arrestimi i tyre. Gjatë ditës së nesërme do të nxirren para gjyqtarit në procedurë paraprake”, tha Kocevski në një intervistë për televizionin Telma, duke mos dashur të japë më shumë detaje në interes të hetimit.

Prokurori publik i Shtetit nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të oficerëve të tjerë të policisë deri në përfundimin e hetimit.

Më parë, është ngritur hetim ndaj shtatë efektivëve të policisë.

Në zjarrin në diskotekën në Koçan kanë humbur jetën 61 persona dhe janë lënduar 193 të tjerë.