Tragjedia në Koçan, Taravari: Kritikoni e thoni çfarë të doni! Unë ndërgjegjen e kam të pastër, edhe vendet si Turqia e Gjermania i kanë problem këto raste

Për tragjedinë që ndodhi në Koçan, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari tha se është shumë i kënaqur për mënyrën se si është menaxhuar që siç tha, ehde vendet si Gjermani e Turqia që kanë kapacitete më të mëdha, kanë problem të menaxhojnë situata të tilla.
“Jemi munduar dhe e kemi dhënë maksimumin tonë si ministri e Shëndetësisë, ekipa që ka qenë prej 30-40 njerëzve bashkë me ministrinë për Punë të jashtme, bashkë me përkrahje prej kryeministrit, jemi munduar që ta japim maksimumin tonë. Sot në qoftë se ne vendosnim të gjithë pacientët ti mbajmë në Maqedoni, 190 pacientët, edhe po të jetë në Turqia apo në Gjermani ku ka 70-80 milionë popullatë, është problem të menaxhohet edhe pse ata kanë kapacitete shumë të mëdhaja, por unë me krenarinë më të madhe e them se jam shumë i kënaqur që deri më sot prej 193 të përjetuarve, kemi vetëm një rast që ndërroi jetë. Nuk do të isha krenarë sikur ofertën që na i dhanë në fqinjët dhe miqtë e Maqedonisë për të na ndihmuar në këtë rast, dhe sot nuk themi se kemi 20, 30 të vdekur, sikur në Bukuresht që ndodhi para 10 vitesh, 27 persona ndërruan jetë në diskotekë dhe 37 pastaj në spitale. Ne sot, me krenari e themi si institucion i ministrisë së Shëndetësisë se arritëm që numri i të vdekurve të jetë një”, tha Arben Taravari.