Ka shkuar në 184 numri i te vdekurve në Santo Domingo, kryeqyteti i Republikës Domenikane, pas shembjes së çatisë së një klubi nate gjatë një koncerti natën e së hënës, sipas publikimit të fundit nga shërbimet e urgjencës.

“Fatkeqësisht, ju informojmë se deri më sot kemi 184 persona të rikuperuar (të vdekur), bazuar në certifikatat nga INACIF”, njoftoi instituti mjekoligjor i vendit të Karaibeve, Juan Manuel Mendes, drejtori i qendrës së operacioneve emergjente.

Numri i të vdekurve u rrit me gjashtëdhjetë në krahasim me numërimin e mëparshëm zyrtar.