Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:35 në fshatin Stupe të Klinës, mes trenit dhe një veture, raproton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e këtij aksidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 12:35, Policia është njoftuar për një aksident i cili ka në fshatin Stupë-Klinë mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lendime trupore.”, tha ai.