Mbrëmjen e 1 prillit, në hyrje të banesës së tij në komunën e Kaçanikut, gjeti vdekjen rreshteri Muhamed Lika.

Sipas kryeprokurorit të Ferizajt, Burim Çerkini, të dyshuar për vrasjen e zyrtarit policor janë dy persona, transmeton Klankosova.tv.

Gazetarja e “Kosova Today”, Alberta Gjini, thotë se sot ka mësuar një detaj të ri rreth rastit në fjalë.

“Një grua që jeton në ndërtesën ku u vra Muhamed Lika, tha se ka dëgjuar tri krisma të armës, dhe ka dëgjuar të ndjerin duke bërtitur ‘oh’”, tha Gjini.

Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, shok i të ndjerit, thotë se qytetarët e objektit ku ndodhi vrasja janë shumë të frikësuar.

“Ata po kanë frikë edhe të dalin jashtë”, tha tutje ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume