UNICEF thotë se të paktën 322 fëmijë raportohet të jenë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën në Gaza dy javë më parë.

UNICEF ​​tha se të paktën 609 fëmijë të tjerë u plagosën gjatë së njëjtës periudhë.

“Armëpushimi në Gaza siguroi një litar shpëtimi dëshpërimisht të nevojshëm për fëmijët e Gazës dhe shpresë për një rrugë drejt rimëkëmbjes”, tha Drejtoresha Ekzekutive e Unicef, Catherine Russell.

“Por fëmijët janë zhytur përsëri në një cikël dhune vdekjeprurëse dhe privimi”, vijoi tutje ajo.

Izraeli nisi ofensivën ndaj Gazas më 18 mars, duke fajësuar Hamasin për refuzimin e një propozimi të ri të SHBA-së për të zgjatur armëpushimin dhe për të liruar 59 pengjet ende të mbajtur rob në Gaza.