Klubi i Basketbollit “Shkupi” – seksioni i vajzave U18, gjatë vikendit ka shënuar dy fitore të njëpasnjëshme, njërën kundër “Basket Kam” U18 me rezultat 63:38 dhe tjetrën të dielën në Ohër kundër K.B “Ohrid” (liga e parë) me rezultat 54:34, informon PressOnline.al

“Dy loja, dy fitore në fund te sezonit pa 6 lojtare seniore, por me 6 vajza juniorë – U18 . Faleminderit mbështetësve, vajzave shkupjane dhe prindërve që përkrahën WBC SHKUPI”, kanë kumtuar nga klubi pas dy fitoreve të fundit.