Ylli hollivudian, Jean-Claude Van Damme, po akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktima të trafikimit.

Një prej avokatëve të aktorit ka deklaruar përpara mediave se këto pretendime janë të pavërteta dhe inekzistente.

“Z. Van Damme nuk dëshiron të komentojë ose të nxisë këtë thashethem, i cili është sa absurd aq edhe i pabazë,” tha për USATODAY avokati i tij, Patrick Goavec.

Ditën e martë, drejtoria rumne për hetimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit konfirmoi se një ankesë ndaj Van Damme-it ishte dorëzuar më 2 prill.

Van Damme dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me pesë gra rumune në Kanë, të cilat ishin trafikuar.

Sipas pretendimeve, hetimet patën cak një rrjet trafikuesish, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur.