Vazhdojnë kontrollet e policisë në komunikacion mes shumë sanksionesh ndaj vozitësve në Tetovë dhe Gostivar

Gjatë ditës së djeshme (18 prill) është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe drejtuesve të mjeteve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 61 drejtues mjetesh (TE-52 dhe GV-9) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 24 (TE-20 dhe GV-4) janë marrë me mjeton special merimangë. Janë sanksionuar edhe 109 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-73 dhe GV-31).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, shpejtësinë e tyre ta përshtatin sipas kushteve të rrugës dhe kufizimeve të parapara me sinjalistikë dhe automjetet t’i parkojnë vetëm në vende të caktuara.TS