Gjatë ditës së djeshme (28 prill), është kryer kontroll i intensifikuar i automjeteve dhe shoferëve në zonën e SPB Tetovë. Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe u sanksionuan gjithsej 50 shoferë (TE-35 dhe GV-15) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, nga të cilët 27 (TE-18 dhe GV-9) u morrën me një automjet special merimangë. Gjithashtu janë sanksionuar edhe 130 lloje të tjera të shkeljeve të trafikut (TE-87 dhe GV-43).
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën apel pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës, përkatësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjave të trafikut, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë drejtpërdrejt në trafikun normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe të përgjithshme të trafikut.TS