Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot në orën 10:00 në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski në pyetje të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë.

Në deklaratën e tij në seancën e mëparshme dëgjimore, Palevski i kundërshtoi përsëri akuzat kundër tij, duke pretenduar se provat e prokurorisë janë të paplota dhe manipuluese.

Palevski ka mohuar çdo përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Ai pohon se ditën e vrasjes së Vanjës ai ishte në bankë për të paguar faturat, pas së cilës shkoi në treg dhe më pas u kthye në selinë e partisë politike “Desna” ku pati takime me anëtarët e partisë. Palevski gjithashtu pohon se nuk e ka drejtuar automjetin “Citroen” të Zhezhovskit, as që ka qenë ndonjëherë në shtëpinë e tij.

“Motiv që ta bëj këtë vepër nuk kam, nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam kryer këtë vepër penale për të cilën më lexuat citat nga aktakuza dhe po më pyesni”, tha Palevski.

Avokati Jovica Strashevski, mbrojtësi tij, gjithashtu theksoi në një deklaratë për mediat se ka dallime të konsiderueshme midis provave të paraqitura dhe deklaratave të prokurorisë.

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.