Një i ri po raportohet se ka vdekur teksa po punonte në ndërtim në Malishevë.
Në bazë të informacioneve të mediave lokale malishevase, Isuf Xhyliqi, mosha e të cilit nuk dihet, ka humbur jetën në vendin e punës.
Deri më tani nuk janë zbardhur informacione të tjera lidhur me rastin.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ku njoftoi se se më 7 prill i njëjti ishte lënduar në vendin e punës, dhe për këtë rast është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.
Elezaj, bëri të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë.
“Më datë 07.04.2025, në Stacionin Policor në Malishevë është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, pasi që rreth orës 16:40 viktima, mashkull i moshës madhore, ishte dërguar në QKMF në Malishevë me lëndime të rënda trupore, të cilat dyshohet se janë shkaktuar në vendin e tij të punës, në fshatin Dragobil. I njëjti më pas ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, ku sot jemi njoftuar nga stafi mjekësor se ai ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor”, ka thënë Elezaj.