Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sërish zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, pas më shumë se dy muajsh i izoluar për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili vendosi fillimisht ndalimin e tij.

Përveç lirimit, Veliaj i ka kërkuar SPAK-ut edhe informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj tij.

Më herët, Apeli i Posaçëm rrëzoi ankimimin e Veliajt për masë më të butë, duke lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit të GJKKO për masën e arrestit në burg.