Me 9 vota PËR dhe një ABSTENIM, në seancën e sotme të Këshillit të Komunës së Koçanit, për ushtrues detyre të kryetarit të komunës u zgjodh këshilltari i pavarur Venko Krstevski.

Votimi u zhvillua në dy raunde, dhe në të dyja rezultatet ishin identike – Krstevski mori 9 vota PËR, ndërsa kandidati i tij kundërshtar nga VMRO-DPMNE, Goce Markovski, mori 8 vota PËR.
Pas votimit, këshilltarët i përcollën Krstevskit mesazhin “mend në kokë”, ndërsa ai theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe, mbi të gjitha, me të gjithë qytetarët.