15 milionë denarë të ndarë nga Ministria e Kulturës, sipas ministrit Zoran Lutkov, janë të mjaftueshme për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovë. Megjithatë, për përfundimin e plotë të këtij objekti nevojiten edhe 1 miliard denarë.
“Nuk janë ndarë pak para për atë objekt, në vitet paraprake janë aneksuar aq shumë objekte në investimet kapitale dhe kemi pasur mos realizim të mjeteve që janë miratuar. Vetëm vitin që lamë pas kishim 240 milionë denarë mjete të pa realizuara dhe në objektet e trashëgimisë dhe në qendrat për kulturë . Ne thamë kështu do ndajmë shumë të caktuar parash dhe nëse kemi punë të mirë dinamikë të mirë edhe nëse ecin punët mirë, me ribalancim të buxhetit do të ndajmë edhe mjete shtesë”, tha Zoran Lutkov – ministër i Kulturës.
Ndërsa zëvendësministri Sadat Sulejmani thotë se mjetet e ndara nuk janë të mjaftueshme. Ai thekson se ky objekt ka më shumë se 10 vite që ka nisur dhe se punët po ecin gjithnjë e më keq. Megjithatë, ai shpreson se objekti do të përfundojë deri në përfundim të mandatit.
“Mjetet për Teatrin e Tetovës, asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur dhe asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur deri sa të përfundojë. Tetari i Tetovës ka dhjete vjet që zvarritet dhe situata shkon keq e më keq. Ne jemi ulur edhe në kuadër të qeverisë dhe e kemi biseduar këtë problem. Është një problem serioz dhe unë shpresoj që në mandatin tonë deri në fund të mandatit ta zgjedhin dhe besoj se ta zgjidhim”, u shpreh Sadat Sulejmani – zëvendësministër i Kulturës.
Muaj më parë Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti padi penale kundër një personi juridik dhe tre personave fizik, në lidhje me procedurën e ndërtimit të Teatrit dhe Biblotekës së Tetovës. Me veprimet që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër, të dyshuarit për personin juridik të dytë të pandehurit kanë realizuar përfitime të mëdha të pasurisë, në shumë prej me shume se 8 milionë denarë.