Me krenari të veçantë, koalicioni VLEN njofton opinionin publik për hapjen e tenderit ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë – një ndër projektet më të rëndësishme strategjike për të ardhmen energjetike të vendit tonë.
Ky sukses madhor është rezultat i vizionit të qartë dhe përkushtimit të palëkundur të Koalicionit VLEN dhe menaxhmentit të ri në SHA MEPSO, të cilët me profesionalizëm të lartë dhe transparencë të plotë kthyen në rrugë të drejtë një projekt të lënë pas dore për vite me radhë.
Ky interkoneksion jetik do të pozicionojë Maqedoninë e Veriut si nyje kyçe energjetike në rajon, do të forcojë sigurinë e furnizimit dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe ndjekja e hapave moderne në energjetikë është një nga qëllimet e Koalicionit VLEN.
VLEN riafirmon angazhimin e palëkundur për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë institucionale dhe fuqizim të rolit strategjik të shtetit tonë në rajon dhe më gjerë.
Së bashku ndërtojmë të ardhmen!