Partnerët maqedonas në Qeveri kanë deklaruar se janë duke ndjekur zhvillimet në koalicionin VLEN. Kryetari i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se për ta është e papranueshme që cili do subjekt që është në Qeveri të bashkëpunojë me BDI-në.
“Çdonjëri i cili bashkëpunon prapa dyerve të hapura ose të mbyllura me BDI-në e cila për fat të keq ende nuk është e reformuar, për ne është e papranueshme që të jetë pjesë e partneritetit në të cilën jemi ne pjesëmarrës, por sidoqë të jetë koha do të tregojë, në periudha parazgjedhore ndodhin trazira të tilla dhe besoj dhe shpresoj që të njëjtat do të tejkalohen në kuadër të atij koalicioni”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski nga Lëvizja Znam.
Nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar për Sitel se janë duke i ndjekur me vëmendjen zhvillimet brenda VLEN-it.