Është mbajtur gjyqi i Kim Kardashian për vjedhjen që i ishte bërë në Paris.
Yunice Abbas 71-vjeçar tha se ka keqardhje për rastin i cili ka ndodhur në tetor të vitit 2016, pavarësisht se tha se nuk ndihej në faj.
Gjatë dëshmisë së tij, Abbasi i cili ka një të kaluar kriminale ku është akuzuar edhe për trafikim droge, tha se “Këtë herë pendohem për atë që bëra”, raporton BBC.
I pandehuri tha se pavarësisht një historie kriminale, kjo ishte hera e parë që ai kishte arritur ta pranonte vërtet “traumën” që i kishte shkaktuar viktimës, në këtë rast Kimit.