Dëshiroj t’ju informojmë se TetovaSot ka arritur të sigurojë të gjitha pamjet video, incizimet dhe fotografitë e ngjarjes tragjike të vrasjes së Resul Karimanit në Debresh. Aktualisht, jemi duke bashkëpunuar me një medium ndërkombëtar për realizimin e një dokumentari që do të zbardhë në detaje gjithçka që ka ndodhur në atë ditë të kobshme.
E kuptojmë interesimin dhe kërkesat e shumta për përshpejtimin e procesit, por dua të theksoj se jemi të përkushtuar që puna jonë të mos dëmtojë në asnjë mënyrë procesin gjyqësor. Prandaj, do të veprojmë me përgjegjësi, kujdes dhe profesionalizëm, duke respektuar procedurat ligjore dhe duke mos ndërhyrë në hetimet që janë në rrjedhë.
Sot kam qenë personalisht i pranishëm në seancën gjyqësore dhe do të vazhdojmë t’ju mbajmë të informuar në përputhje me afatet ligjore dhe zhvillimet e procesit. Synimi ynë është që e vërteta të dalë në dritë në mënyrën më transparente dhe profesionale të mundshme.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.
Nevrij Ademi
Gazetar | TetovaSot